Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo ndahen në paqe

Është mbyllur në barazim të bardhë pa gola superndeshja e javës së dytë të Kategorisë së Parë, përballja Skënderbeu-Dinamo, që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të dyja skuadrat kanë kërkuar fitoren, por janë detyruar që të kënaqen me nga një pikë pas përfundimit të një sfide të luftuar.

Dinamo ngjitet në kuotën e 4 pikëve në tabelën e klasifikimit, ndërsa korçarët duhet të presin akoma për fitoren e parë sezonale në kampionat, sepse në 2 javë kanë marrë 2 barazime. / Oversport.tv