Nuk ka gola në “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Sllovenia ndahen në paqe

Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar pa gola 0-0 përballë bashkëmoshatarëve të Sllovenisë në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Ndeshja ka qenë e luftuar, por kanë munguar rastet e pastra për shënim në portat e të dyja skuadrave.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon të qëndrojë në vendin e pestë në grupin G në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Sllovenia shkon në kuotën e 9 pikëve. /Oversport.tv

Foto: ffk_kos Instagram