Nuk ka gola në miqësoren e radhës, Tirana dhe Hermannstadt ndahen në paqe

Tirana ka barazuar 0-0 përballë rumunëve të Hermannstadt, në miqësoren e tretë që ka zhvilluar në Turqi, aty ku kampionët e Shqipërisë po zhvillojnë një fazë përgatitore në prag të ndeshjes së radhës në Champions League kundër Dudelange, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të dyja skuadrat kanë provuar shumë lojtarë, por pas 90 minutave as Tirana dhe as Hermannstadt nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës.

Kujtojmë se kjo ishte miqësorja e tretë e Tiranës në tokën turke. Bardheblutë mposhtën Shkupin 2-0 disa ditë më parë, ndërsa në sfidën e parë miqësore u mposhtën 2-1 nga Dinamo-Auto Tiraspol. / Oversport.tv