Nuk ka gola në Shijak, Erzeni dhe Kukësi ndahen në paqe

Nuk ka fitues në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Tofik Jashari” mes Erzenit dhe Kukësit.

Përballja mes dy skuadrave të Superiores ka përfunduar në barazim pa gola 0-0.

Kujtojmë që të dy klubet nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira dhe kanë pësuar shumë ndryshime në organikë krahasuar me sezonin e kaluar dhe nuk kanë qenë aktivë në merkato për të plotësuar organikën pas largimeve të shumta. /Oversport.tv