Pas tre ndeshjeve radhazi pa sukses në kampionat, skuadra e Mottas mposht bindshëm Udinesen 3-0 në “Dall Ara” dhe parakalon bardhezinjtë në tabelën e klasifikimit.
Bologna ngjitet në koutën e 40 pikëve, në vendin e tetë në renditje dhe mban gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Nuk ka histori ndeshja, që zhbllokohet menjëherë nga Posch me një gjuajtje potente nga distanca, ndërsa në minutën e 12-të Moro realizon golin e dytë për kuqeblutë.
Udinese mundohet të reagojë me Beton, por në pjesën e dytë mendon Barrow, që shënon golin që vulos fatin e kësaj sfide. Duhet theksuar se miqtë kishin mungesa të shumta në këtë sfidë dhe pas 4 rezultateve pozitive radhazi në kampionat provojnë shijen e humbjes. / Oversport.tv
Foto: Bologna Fc 1909 Twitter