Nuk ka marrëveshje, Juventusi dhe Bernardeschi ndajnë rrugët

Rrugën e Paulo Dybala do të ndjekë edhe Federico Bernardeschi. Mesfushori dhe Juventusi nuk do të rinovojnë bashkëpunimin mes tyre.

Palët kanë arritur në këtë përfundim, shkruan Gianluca Di Marzio. Oferta dhe kërkesa nuk përputheshin dhe Bernardeschi do të dalë si lojtar i lirë nga 1 korriku.

Mesfushori është pjesë e Juventusit prej pesë vitesh, pasi u ble nga Fiorentinë për rreth 40 milionë euro. Tani ai largohet falas. / oversport.tv