Nuk ka më alibi për Juventusin, kundër Spezias pritet kthesa e rezultateve

Takimi Spezia-Juventus që do të luhen në orën 18.30 dhe do të transmetohet në kanalin Oversport 1 do të hapë siparin e ndeshjeve të Serie A për ditën e sotme.

Spezia arriti fitoren e parë në kampionat javën e kaluar në transfertën kundër Venezias dhe sot përballë Juvenusit kërkon pikët e para sezonale në shtëpi. Martin Erlic do të mungojë për vendasit në sfidën e sotme, prandaj pritet që në vend të kroatit në qendër të mbrojtjes të luajë Hristov.

Manaj debutoi në Serie A në fundjavë kundër Venezias, por akoma se ka bindur teknikun Thiago Motta për t’i besuar një fanellë titullari, prandaj edhe këtë sfidë do ta nisë nga stoli.

Në krahun tjetër qëndrojnë bardhezinjtë e Juventusit që kanë bërë nisjen më të keqe të kampionatit në 60 vitet e fundit. Skuadra e Allegrit ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 4 javët e para të kampionatit, prandaj sot do të bëjë të pamundurën që të marrë tre pikët e para në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në transfertën e sotme. Është e sigurtë mungesa e Giorgio Chiellinit në mbrojtje, ndërsa Alvaro Morata nuk do të luajë që nga minuta e parë. Nga stoli përveç spanjollit pritet ta nisin edhe Cuadrado, Alex Sandro, Rabiot dhe Locatelli.

Formacionet e mundshme

Spezia (4-3-3): Zoet; Amian, Hristov, Nikolaou, Ferrer; Maggiore, Bastoni, Sala; Verde, Antiste, Gyasi.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, Bentancur, McKennie, Bernardeschi; Dybala, Kean.