Gianluca Scamacca është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i Sassuolos pritet të transferohet te gjigantët francezë të PSG.
Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, PSG ka arritur një marrëveshje me Sassuolon për transferimin e talentit italian. Francezët do të paguajnë rreth 40 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh për kartonin e sulmuesit.
Për Scamaccan është bërë gati një kontratë 4-vjeçare me një pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon. Scamacca kështu pritet të largohet nga Serie A dhe të shkojë drejt Ligue 1 edhe pse ka shprehur dëshirën se dëshiron të qëndrojë në Itali. /oversport.tv