Nuk ka më dyshime, Igor Tudor do të jetë trajneri i ri i Marseille

Pas largimit nga Hellas Verona, Igor Tudor sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë karrierën e tij në Francë. Trajneri kroat do të marrë drejtimin e francezëve të Marseille.

Ai ndodhet në Marsejë për të mbyllur edhe detajet e fundit të marrëveshjes dhe të firmosë kontratën e re. Sipas mediave italiane, të hënën pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Kështu, Tudor pritet të zëvendësojë të larguarin Jorge Sampaoli. Së fundmi Tudor është lidhur ngushtë edhe me një transferim te Galatasaray në Turqi, por lëvizjet e fundit kanë qartësuar gjithçka për sa i përket të ardhmes së tij. /oversport.tv