Nuk ka më dyshime, Ronaldo do të mungojë në turin veror të United

Mediat britanike e kishin parashikuar diçka të tillë, por tashmë është zyrtare: Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turin veror që Manchester United do të zhvillojë në Tajlandë dhe Australi.

Portugezi nuk është përfshirë në listën e 31 lojtarëve të grumbulluar për këtë tur nga trajneri i ri Erik Ten Hag.

Ditët e fundit është folur për një interesim të Chelsea për lojtarin, që duket se tundon edhe vetë Ronaldon, për të provuar një eksperiencë të re me “blutë” e Londrës. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter