Nuk ka më gara shpejtësie në Rusi, Formula 1 prish kontratën me organizatorët

Kampionati botëror i Formula 1 nuk do të garojë më në Rusi. Drejtuesit e F1 kanë prishur kontratën me organizatorët e Çmimit të Madh të Rusisë dhe si pasojë nuk do të zhvillohet më as gara e Shën Petersburgut, që ishte planifikuar të zhvillohej nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Siç ishte lajmëruar më parë nuk do të garohet në Soçi në shtator dhe nuk do të ketë gara në pistën e re të Igora Drive për tre vitet pasardhëse.

Këtë vendim e kanë marrë drejtuesit e Formula 1 së bashku me skuadrat pas pushtimit të Ukrainës nga vendi i Putinit. Për të zëvendësuar etapën ruse të 22 shtatorit të ardhshëm, garojnë me njëra-tjetrën Losail, Portimao dhe Stambolli. / Oversport.tv

Foto: Formula 1 Twitter