Nuk ka mrekulli në Durrës, Tirana do sfidojë Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë

Teuta-Tirana 0-0

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana”. Falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë bardheblutë kualifikohen në finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, aty ku do të kenë përballë Egnatian. Tirana do të luajë finalen e 27-të në historinë e klubit, ndërsa për rrogozhinasit sfida e 1 qershorit do të jetë historike, pasi luajnë finalen e parë, që kur është themeluar klubi.

90’ Akordohen 3 minuta shtesë

87’ Duket sikur të dyja skuadrat kanë pranuar këtë rezultat dhe presin që edhe këto minuta të fundit të mbarojnë

78’ Ka rënë ritmi i lojës, duket se tashmë edhe Teuta është dorëzuar dhe nuk beson më në mrekulli. Tirana menaxhon shumë mirë situatën, ndërsa vendasit nuk po arrijnë të gjejnë golin

71’ Minuta të mira për Tiranën, por Berisha shpërdoron para portës

67’ Rrezikon Teuta me Dacin, por gjuajtja e tij me kokë përfundon mbi kuadrat

64’ Provon edhe Aleksi nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

61’ Teuta ka mundësinë të zhbllokojë sfidën, por Kotobelli nuk arrin të dërgojë në rrjetë një top që endej në zonë

59’ Berisha tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon larg portës së Teutës

55’ Ka rënë disi ritmi i lojës, që është fokusuar kryesisht në mesfushë dhe për rrjedhojë mungojnë rastet e pastra për shënim

47’ Rrezikon Tirana me Haxhiun, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Tiranës. Bardheblutë flirtojnë me golin në të paktën 2 raste, por Qirko ruan të paprekur portën e vendasve.

45’ Akordohet 1 minutë shtesë

43’Teuta mundohet por nuk arrin që të vendosë në vështirësi prapavijën e Tiranës. Është ndërprerë disa herë loja për shkak të dëmtimeve të lojtarëve nga të dy kampet

35’ Ka ritëm ndeshja. Tirana i është afruar golit në 2 raste, por Qirko me pritjet e tij mban akoma në lojë skuadrën durrsake

30’ Sërish Qirko që i mohon golin Tiranës. Kësaj radhe provon Hasani, por portieri i Teutës grushton në këndore gjuajtjen e tij

29’ Mundësi e artë për Tiranën për të kaluar në avantazh. Berisha gjendet i vetëm në zonë, godet, por Qirko i mohon golin lojtarit bardheblu

22’ Kundërpërgjigjet Teuta me Kallakun, që tenton portën nga një goditje standarde, por Bekaj pret në pozicion

20’ Hasani tenton portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës i Teutës

11’ Edhe Hila tenton portën nga distanca, por pa gjetur kuadratin

10’ Tirana i afrohet golit me Haxhiun, por gjuajtja e tij përfundon pak mbi traversë

5’ Rrezikon edhe Tirana, që fiton 2 këndore rresht, por pa vënë në vështirësi portierin Qirko

4’ Teuta shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Bekajt

1’ Fillon takimi në “Niko Dovana”

Tirana ka fituar 3-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale, por duhet të luhet edhe sfida e sotme që të mësohet skuadra që do të ndeshet me Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë në 1 qershor. Durrsakët do të bëjnë të pamundurën që të përmbysin rezultatin e sfidës së parë, ndërsa bardheblutë presin që të zyrtarizojnë kualifikimin në finale.

Formacionet zyrtare: