Nuk ka një tjetër përrallë, Claudio Ranieri shkarkohet nga Watford

Nuk ka mrekulli nga Ranieri te Watford. Tashmë është edhe zyrtare shkarkimi i teknikut italian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në media.

Sipas asaj që arsyetohet, fatale për të ishte humbja 3-0 ndaj rivalëve Norwich, por mbi të gjitha 7 pikët e vetme të fituara që nga dita e mbërritjes dhe vendi i parafundit në renditje.

Ranieri zëvendësoi Xisco Munoz më 4 tetor, duke bërë debutimin e tij dy javë më vonë me një humbje të thellë 0-5 nga Liverpool. Më pas pati dy fitore prestigjioze, 5-2 si mysafir kundër Evertonit dhe mbi të gjitha fitorja 4-1 në shtëpi kundër Manchester United. Që atëherë (ishte 20 nëntor), shtatë humbje kanë ardhur në tetë ndeshje, vetëm një pikë e fituar, ndaj Newcastle. /oversport.tv