Nuk ka paqe për Sergio Ramos, spanjolli dëmtohet sërish

Nuk kanë fund dëmtimet për mbrojtësin e PSG, Sergio Ramos. Spanjolli është i detyruar të ndalet sërish në sfidën kundër Lens për shkak dëmtimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Në komunikatë thuhet se mbrojtësi spanjoll vuan nga një problem muskulor dhe si pasojë ai do ta rinisë stërvitjen vetëm ditën e diel.

Që nga ardhja e tij në Paris, Ramos ka pasur një seri të gjatë dëmtimesh. Ai është aktivizuar vetëm një ndeshje, në debutimin e tij kundër St. Ettiene. Ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 3-1 për ekipin e Pochettino. /oversport.tv