Nuk ka paqe te Lazio, ylli i mesfushës kërkon largimin

Luis Alberto nuk dëshiron të vazhdojë më aventurën e tij me Lazion. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori spanjoll i ka kërkuar drejtuesve që ta lejojnë të rikthehet në atdhe me klubin e Sevillas.

Alberto ka një kontratë që e mban të lidhur me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa Lotito nga ana tjetër nuk e lëshon lojtarin pa iu plotësuar fillimisht kërkesat ekonomike. Ky i fundit kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sarri nga ana tjetër e konsideron Luis Alberton si një lojtar të zëvendësueshëm, madje ka vendosur edhe objektivin për të zënë vendin e spanjollit. Bëhet fjalë për Ivan Ilic që aktivizohet në radhët e Hellas Veronës. /oversport.tv