Nuk ka pushim për Serie A, mesjavë e mbushur me sfida interesante në Oversport

Nuk ka pushim për skuadrat e Serie A, që në mesjavë do të zbresin sërish në fushë, për të zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit.

Kjo javë do të zhvillohet e ndarë në 3 ditë dhe si gjithmonë do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport.

Të martën Milani i Piolit do të presë në shtëpi Torinon në një sfidë që luhet në orën 20:45 në “San Siro” dhe transmetohet live në Overport 1.

Më përpara në orën 18:30 do të luhen sfidat Venezia-Salernitana dhe Spal-Genoa, që do të transmetohen respektivisht në Oversport 1 dhe Oversport 2.

Të mërkurën zbresin në fushë Inter, Juventus, Roma dhe Lazio.

Sfidat Juventus-Sasuolo, Sampdoria-Atalanta dhe Udinese-Verona do të zhvillohen në orën 18:30, ndërsa në mbrëmje në 20:45 luhen takimet Cagliari-Roma, Empoli-Inter dhe Lazio-Fiorentina.

Java e 10-të do të mbyllet ditën e enjten në mbrëmje, me kryesuesit e Napolit që do të luajnë në “Maradona” kundër Bolognas.