Nuk ka surpriza: Karim Benzema është shpallur fituesi i “Topit të Artë”

Nuk ka surpriza: Karim Benzema është shpallur fituesi i “Topit të Artë” për edicionin e vitit 2022. Sulmuesi i Realit të Madridit dhe Francës ka qenë protagonist absolut sezonin e kaluar dhe kurorëzon në mënyrën më të mirë një vit spektakolar.

24 vite pas fitores së Zinedine Zidane, një tjetër futbollist francez fiton Çmimin “Topi i Artë”, që jepet nga prestigjiozja France Football për lojtarin më të mirë të sezonit që lamë pas.

Karim Benzema fiton një çmim të merituar, pasi sulmuesi francez në vitin 2022 ka fituar gjithçka (Champions, LaLiga, Nations League), duke qenë protagonisti kryesor me Realin e Madridit dhe kombëtaren e tij.

Ka qenë një sezon spektakolar për Benzema ky që lamë pas dhe sulmuesi me meritë është ngjitur në majën e futbollit botëror. / Oversport.tv