Nuk ka surpriza, Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2022 nga FIFA. Në shtëpinë e tij tashmë, në Paris, aty ku u mbajt ceremonia e “The best FIFA Football Awards”, Lionel Messi u ngjit edhe njëherë shkallën më të lartë të podiumit për futbollistë.

Ai la pas dy kandidatët e tjerë, golashënuesin e Kupës së Botës, Kylian Mbappe dhe fituesin e Champions League me Real Madridin, Karim Benzema.

Në vitin 2022, përveç një sezoni të mirë me PSG, Lionel Messi shkëlqeu padyshim në Kupën e Botës e cila u zhvillua në Katar dhe i fitua nga Argjentina. Messi ishte lojtari që luajti rolin kryesor në këtë triumf të amerikano-latinëve.

Me paraqitjet e tij, Messi realizoi një dopietë në finalen e Kupës së Botës përballë Francës, ndërsa ishte vendimtar pothuajse në çdo ndeshje tjetër. Pasi mori trofeun e tij, Lionel Messi mbajti dhe një fjalim të shkurtër ku ia dedikoi çmimin familjes së tij, lojtarëve dhe stafit të Kombëtares si dhe të gjithë popullit argjentinas. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter