Nuk ka surpriza në Indian Wells, përcaktohen çiftet çerekfinaliste

As Reilly Opelka në ditën e tij më të mirë nuk arrin që të ndalë Rafa Nadal. Spanjolli kualifikohet për në çerekfinalet e turneut Indian Wells falë fitores së vuajtur 2-0 (7-6, 7-6). Nadal merr fitoren e 18-të radhazi në këtë vit dhe në çerekfinale do të përballet me Nick Kyrgios.

Taylor Fritz dhe Miomir Kecmanovic do të përballen me njëri-tjetrin në një tjetër sfidë çerekfinale. Carlos Alcaraz tregon se është në formë të shkëlqyer dhe kualifikohet në çerekfinale, pasi mposhti 2-0  Gael Monfils.

18-vjeçari spanjoll do të diskutojë me Cameron Norrie, kampioni në fuqi i turneut, një vend në gjysmëfinalet e Indian Wells.

Andrey Rublev merr suksesin e 12 radhazi dhe siguron një vend në çerekfinale pas fitores 2-0 përballë  Hubert Hurkacz. Në turin tjetër do të ndeshet me Grigor Dimitrov, që mposhti 2-0 John Isner. / Oversport.tv

Foto: BNP Paribas Open Twitter