Nuk ka tërheqje, por Dybala mbetet në dyshim për sfidën e Romës

“Kontrolleve të specializuara që iu nënshtrua sot në mëngjes Paulo Dybala në JMedical kanë përjashtuar tërheqjen muskulore dhe kanë konfirmuar një lodhje të muskulit, që u evidentua gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe që aktualisht është drejt shërimit. Gjendja e lojtarit do të monitorohet çdo ditë”.

Me këtë deklaratë në faqen e vet zyrtare, Juventusi qartëson gjendjen e argjentinasit, që mbetet në dyshim për sfidën kundër Lazios, por gjithsesi optimizmi rritet.

Sulmuesi bardhezi u shfaq në JMedical rreth orës 14:00 për të kryer vizitat dhe qëndroi aty për rreth një orë. “Jam mirë”, u tha tifozëve që po e prisnin kur doli nga klinika.

Dëmtimi nuk duket shumë i rëndë dhe tashmë Dybala synon që të jetë gati për sfidën e madhe të “Olimpicos”. / Oversport.tv