“Nuk kam fjalë të përshkruaj çfarë ndjeva, s’i mbaja dot lotët”, Strakosha dedikim të ndjerë tifozëve

Thomas Strakosha nuk do e harrojë kurrë mbështetjen që tifozët e Lazios i dhanë portierit të tyre në prag të ndeshjes kundër Cagliari.

Ata kishin zgjedhur një shprehje të Dante Alighierit për portierin e kombëtares shqiptare, pas gafës së bërë në ndeshje e Europa League kundër Galatasaray.

“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në banderolë, ndërkohë portieri nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Më pas ai ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale: “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.

U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen.

Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)