Nuk kanë fund problemet për Bordeaux, sanksionet e çojnë zyrtarisht në Kategorinë e tretë

Nuk kanë fund problemet për Bordeaux në Francë. Pas rënies nga kategoria në sezonin që lamë pas, klubi historik ka marrë një tjetër goditje të fortë.

Për shkak të problemeve të shumta ekonomike që kanë pasur kohët e fundit, komisioni i kontrollit të klubeve profesioniste në Francë e kanë zbritur Bordeaux në kategorinë e tretë. Për rrjedhojë, ata do të rinisin gjithçka nga National 1 që është edhe kategoria e tretë në Francë.

Bordeaux është një nga klubet më të mëdhenj në Francë, por pavarësisht synimeve të mëdha që ka pasur, gjërat nuk kanë ecur si duhet. Ata janë hasur me vështirësi të shumta ekonomike që e çuan klubin deri në këtë pikë. /oversport.tv

Foto: FC Girondins de Bordeaux, Twitter