Nuk luhet as në “Stadio Arechi”, Salernitana nuk paraqitet kundër Venezias

Vazhdon situata kaotike me Covid-19 në Serie A me Venezian që ka zbritur në fushën e lojës kundër Salernitanas. Megjithatë, ekipi vendas nuk është paraqitur për shkak të bllokimit nga autoritetet lokale.

Kështu, në “Stadio Arechi” Venezia ka pritur që të kalojnë 45 minuta, pas orarit të fillimit të ndeshjes, derisa gjyqtari të bënte zyrtar anulimin e ndeshjes. Salernitana ka gjithsej nëntë lojtar pozitiv me covid, si dhe dy pjesëtarë të stafit.

Tashmë do të jetë gjykatësi sportiv ai që do të vendosë fatin e kësaj sfide. Me shumë mundësi Salernitana do të humbasë ndeshjen 3-0 në tavolinë pasi nuk u paraqit në fushën e blertë.

Gjithsesi ky nuk do të jetë rezultati përfundimtar i kësaj sfide, pasi Salernitana do të apelojë këtë vendim dhe precedentët e mëparshëm kanë treguar se ndeshjet e shtyra për këtë arsye janë riluajtur. / oversport.tv