Nuk mbarojnë problemet për Juventusin, Locatelli pozitiv me covid

Lajme të tjera të këqija vijnë nga kampi bardhezi pas eliminimit nga Champions League mbrëmjen e djeshme nga Villarreal.

Manuel Locatelli, që dje ka qenë në fushë për 83 minuta ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Mesfushori ka rezultuar pozitiv me covid dhe është futur në izolim, pas bashkëpunimit me autoritetet shëndetësore lokale”, shkruhet në njoftimin e Juventusit në faqen zyrtare të klubit. / Oversport.tv