Pak ditë më parë, Al-Nassr bëri një goditje të bujshme në Serie A duke firmosur me Marcelo Brozovic nga Interi. Megjithatë, skuadra arabe nuk synon të ndalet vetëm me këtë përforcim në mesfushë.
Sipas mediave spanjolle, Al-Nassr kërkon të përforcojë mesfushën me lojtarin e Arsenalit, Jorginho. Shuma e cila kërkon skuadra e “topçinjve” për të lënë të lirë mesfushorin italian është rreth 12 milionë euro.
Jorginho u bashkua me Arsenalin janarin e këtij viti duke ardhur nga Chelsea si një lojtar i lirë. Mesfushori italian regjistroi 14 paraqitje me skuadrën e tij të re nën urdhrat e Mikel Artetës. /oversport.tv
Foto: Arsenal, Facebook