Një ndeshje e bukur, plot emocione dhe gola është zhvilluar mes Spezias dhe Bolognas në stadiumin “Alberto Picco”. Skuadrat flirtojnë me fitoren, por në fund duhet të kënaqen me nga një pikë, sepse sfida mbyllet në barazim 2-2.
Arnautovic kalon në avantazh skuadrën e Mihajlovic sapo nis sfida. Spezia reagon dhe arrin që të barazojë shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë me Bastonin.
Një autogol i Schouten në fillim të pjesës së dytë i dhuron avantazhin provizor 2-1 skuadrës së Gottit, por 10 minuta më vonë është sërish Arnautovic ai që shënon sërish për Bolognan dhe vulos barazimin 2-2 në këtë sfidë. / Oversport.tv
Foto: Bologna Fc 1909 Twitter