Nuk ndalen largimet te Teuta, durrsakët mbyllin bashkëpunimin me Aleksin

Një tjetër lojtar i rëndësishëm largohet nga Teuta pas përfundimit të sezonit. Klubi durrsak njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Albano Aleksi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Teuta njofton se Aleksi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

29-vjeçari ka fituar gjithçka në Durrës, ku ka koleksionuar 1 titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë. / Oversport.tv