Nuk ndalet Serie A në Oversport dhe Tibo, sfida Empoli-Cremonese çel javën e 15-të

Nuk ndalet Serie A në Oversport dhe Tibo. Sapo mbyllet java e 14-të skuadrat e kampionatit italian zbresin sërish në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 15-të, ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik.

Do të jetë sfida Empoli-Cremonese ajo që do të çelë javën e 15-të të kampionatit italian në Oversport dhe Tibo. Vendasit synojnë që të harrojnë disfatën përballë Napolit, duke kërkuar maksimumin e pikëve në shtëpi përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë.

Miqtë arritën që të ndalnin Milanin në një barazim pa gola në mesjavë dhe sot përballë Empolit do të synojnë fitoren e parë sezonale në Serie A. Cremonese vjen në këtë takim pas 3 barazime radhazi në kampionat.

Sfidën e sotme dhe të gjitha takimet e javës së 15-të të kampionatit italian mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.