Nuk ndalet Serie A në Oversport, Juventus dhe Atalanta sot në fushë

Nuk ka kohë për pushim në Serie A, sepse pa u harruar akoma emocionet e javës së 14-të të kampionatit italian, skuadrat do të zbresin sërish në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 15-të, që do të jenë të ndara në tre ditë.

Ditën e sotme do të luhen 4 sfida të Serie A, që si gjithmonë do të transmetohen Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Bardhezinjtë e Juventusit dhe Atalanta e Gjimshitit do të zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar takimet e tyre respektive.

Në orën 18:30 do të luhen takimet Atalanta-Venezia dhe Fiorentina-Sampdoria. Zilatërit e Gasperinit janë në formë të shkëlqyer (13 pikë në 5 takimet e fundit në kampionat) dhe sot kërkojnë suksesin e radhës në Serie A, që të konsolidojnë pozitat e tyre në zonën Champions.

Shumë interesante duket dhe sfida e Firenzes, ku vendasit kërkojnë të harrojnë disfatën në derbi, ndërsa Sampdoria synon që të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive në kampionat edhe përballë Fiorentinës.

Në mbrëmje është radha e Juventusit për të zbritur në fushë. Përveç krizës në fushën e blertë (5 humbje në 14 javë) bardhezinjtë kanë probleme edhe jashtë saj, pasi Prokuroria e Torinos ka nisur një hetim zyrtar për mashtrim me bilancet e klubit.

Të besuarit e Allegrit kërkojnë të lënë pas krahëve këtë moment të vështirë, duke synuar rikthimin tek fitorja në transfertën e sotme kundër Salernitanës. McKennie dhe Chiesa do të mungojnë për Juventusin në këtë takim. Për vendasit, që mbyllin renditjen e Serie A, kjo është një sfidë për jetë a vdekje, sepse një tjetër disfatë do ti kushtonte vendin e punës trajnerit Colantuono.


Salernitana  (3-5-2): Belec; Veseli, Gyomber, Gagliolo; Zortea, Coulibaly, Di Tacchio, Obi, Ranieri; Bonazzoli, Djuric

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Kean, Bernardeschi


Verona-Cagliari është ndeshja tjetër e mbrëmjes. Vendasit kërkojnë të rikthehen tek fitorja, pas disfatës përballë Sampdiorias në fundjavë, ndërsa për miqtë nga Sardenja çdo pikë është jetike në këtë moment, pasi situata në tabelën e klasifikimit nuk është aspak e mirë.

Emocionet e ndeshjeve të sotme të Serie A mund ti përjetoni në kanalet Oversport dhe në platformën Tibo.