Ditën e sotme ka nisur edhe sezoni i ri i Romës me ekipin që është grumbulluar në Trigoria. Megjithatë, në ditën e parë nuk kanë munguar edhe incidentet në ambientin kryeqytetas.
Personazh ka qenë Nicolo Zaniolo i cili konsiderohet shumë pranë transferimit te Juventusi. Në hyrje të qendrës stërvitore kanë qenë disa tifozë të Romës të cilët i kërkuar Zaniolos të ndalonte për autografë e fotografi.
Një veprim të cilin Zaniolo nuk e ka kryer dhe për këtë arsye kanë nisur tensionet. Ai nuk i ndaloi tifozëve, ndërsa këta të fundit iu kthyen duke ofenduar Zaniolon dhe duke shprehur të gjithë zhgënjimin e tyre. /oversport.tv
Foto: AS Roma, Facebook