Nuk ndodhte në Serie A prej 16 vitesh, e bëjnë Manaj dhe Bajrami

Golat e shënuar nga dy shqiptarët Rey Manaj dhe Nedim Bajrami në javën e 16-të të Serie A, kanë rikthyer historinë pas në vitin 2005. Më saktë më datën 4 dhjetor të atij viti ka qenë hera e fundit kur dy shqiptarë shënonin gol në të njëjtën javë në Serie A.

Më parë këtë gjë e kanë bërë dy bomberat kuqezi, Igli Tare dhe Erjon Bogdani.  16 vjet më parë të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen Lazio-Siena të përfunduar me rezultatin 3-2.

Ndërkohë në këtë javë, Rey Manaj shënoi golin e parë të Spezias kundër Sassuolos në ndeshjen që përfundoi 2-2. Për sa i përket Bajramit ai shënoi ndaj Udineses golin e dytë, në ndeshjen që përfundoi 3-1 për Empolin. /oversport.tv