Mbrëmja e sotme në Napoli do të jetë një mbrëmje historike për kombëtaren e Italisë, e cila për herë të parë pas 29 vitesh nuk do të ketë asnjë lojtar të Juventusit. I vetmi bardhezi i thirrur, pas dëmtimit të Federico Chiesas, është kapiteni Leonardo Bonuçi.
Megjithatë, ky i fundit është i lënduar, për rrjedhojë nuk do të mund të dalë në fushë kundër Anglisë as në stol. Hera e fundit pa lojtarët e Juventusit në ndeshjet zyrtare për Italinë daton në vitin 1994, kur të kaltrit fituan 2-0 në Estoni në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.
Italia do të përballet në orën 20:45 përballë Anglisë në sfidën hapëse të kualifikueset për Euro2024. Italia dhe Anglia bëjnë pjesë në grupin C së bashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. /oversport.tv
Foto: Nazionale Italiana di Calcio, Facebook