Nuk po gjen hapësira në fushë, por Donny van de Beek shënon golin e jetës

Donny van de Beek nuk po gjen hapësira tek skuadra e Manchester United këtë sezon, por duket se holandezit po i shkojnë punët mbarë jashtë fushës së blertë me partneren e tij Estelle Bergkamp, që ka deklaruar se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Bukuroshja Estelle është vajza e legjendës së Arsenalit dhe Holandës, Dennis Bergkamp.