Nuk po gjen hapësira tek Erzeni, Thierno Thioub huazohet në Kategorinë e Parë

Hapësirat për Thierno Thioub tek Erzeni nuk kanë qenë të shumta. Për këtë arsye klubi shijakas ka vendosur që të huazojë sulmuesin senegalez te klubi i Kategorisë së Parë.

Bëhet fjalë për Orikun i cili ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e shijakas për transferimin e senegalezit. Burime pranë Oversport bëjnë me dije se Thioub do të qëndrojë në formë huazimi deri në fundin e sezonit.

Në 15 javë me Erzenin Thierno Thioub nuk ka gjetur shumë minuta duke mos arritur dot të zërë një vend titullari në 11-shen e Kapllanit. Senegaleze nuk ka arritur të realizojë dot asnjë gol, ndërsa tashmë do të kërkojë më shumë hapësira tek Oriku. /oversport.tv