Nuk po gjen hapësira tek Interi, Napoli hidhet në sulm për mesfushorin

Napoli është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe dëshira për të vazhduar në këtë rrugë është e madhe. Si pasojë, drejtuesit e kaltër po kërkojnë t’i plotësojnë dëshirat trajnerit Spalleti për lojtarët që kërkon të afrojë në ekip.

Së fundmi tekniku italian ka nxjerrë në merkato mesfushorin Stanislav Lobotka që nuk e ka bindur në asnjë moment Spalletin. Si pasojë, ai po mendon të afrojë një tjetër lojtar për të zëvendësuar Lobotkan.

Kërkesa e parë e Spalletit vjen nga Italia dhe është një lojtar që e njeh shumë mirë. Italiani po kërkon të trajnojë përsëri mesfushorin e tij tek Interi, Matias Vecino. Duke marr parasysh se edhe Vecino ka dhënë disa sinjale lamtumire për zikaltërit mundësia e një trasnferimi në Napoli është më shumë se reale. /oversport.tv