Nuk po grumbullohet nga Anglia, Hudson-Odoi mund të ndryshojë kombëtaren

Gana apo Anglia? Ky është dyshimi që po e mundon jo pak talentin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ishullore të cilat raportojnë se sulmuesi ka marrë një festë për të luajtur me kombëtaren ganeze. Gana është vendi i origjinës së babait të Hudson-Odoit dhe ai mund të luajë me atë kombëtare.

Më parë Odoi ka bërë edhe tre paraqitje më kombëtaren e “Tre Luanëve”. Megjithatë, prezenca e tij e fundit daton në nëntor të vitit 2019 dhe duket se tashmë ka kaluar në planin e dytë të Gareth Southgate.

Për rrjedhojë, ai po shikon mundësinë që të aktivizohet me një kombëtare ku mund të luajë rregullisht dhe Gana mund t’ia ofrojë këtë gjë. Gjithashtu, Hudson-Odoi i plotëson kriteret e vendosura nga FIFA në lidhje me ndryshimin e kombëtares dhe mundësia që atë ta shohim me fanellën e Ganës është e lartë. /oversport.tv

Foto: Callum Hodson-Odoi Twitter