Ousmane Dembele është në përfundim kontrate me Barcelonën dhe mesa duket klubi katalanas nuk po planifikon që të rinovojë kontratën. Si rrjedhojë shumë klube janë hedhur në sulm për shërbimet e 24-vjeçarit.
Sirenat më të shumta që po bien janë nga Premier League me katër ekipe që janë të gatshme të luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë shërbimet e francezit. Ekipet pretendente janë Manchester City, Tottenham dhe Liverpool. Megjithatë, nuk duhen nënvlerësuar as milionat e Newcastle që janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e 24-vjeçarit.
Kështu, Dembele mund të mos rinovojë me Barcelonën dhe ekipet mund ta marrin atë me parametër zero. Më parë Barcelona e ka blerë sulmuesin nga Dortmund për 135 milion euro. /oversport.tv