Nuk po rinovon me Napolin, Juventusi dhe Lazio hidhen në sulm për portierin

Napoli ende nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me portierin e tyre David Ospina. Portierit kolumbian i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Për rrjedhojë mundësia që ai të largohet nga ekipi me parametër zero është e gjallë.

Kështu, Ospina ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve italiane në rast largimi. I pari është Juventusi i cili po shikon për një portier që do të zëvendësojë Wojciech Szczesny në momentet e rotacionit. Ndërkohë që Perin mund të largohet në markaton e ardhshme.

Alternativa e dytë për Ospina është ekipi i Lazios. Drejtuesit e Lazios nuk janë të kënaqur nga performanca e Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinas dhe dëshira që të afrohet një portier tjetër qëndron gjithmonë në dëshirat e Igli Tares. Kështu, të dyja ekipet po kërkojnë të përfitojnë nga situata e ngatërruar ku portieri kolumbian po ndodhet me klubin e Napolit. /oversport.tv