Nuk po rinovon me Napolin, Newcastle nis bisedimet me Fabian Ruiz  

E ardhmja e Fabian Ruiz mbetet ende e paditur dhe Napoli tashmë ndodhet në udhëkryq. Mesfushori spanjoll ndërpreu negociatat për rinovimin e kontratës dhe nga viti 2023 ai mund të largohet me parametër zero.

Megjithatë, sipas asaj që raporton AS, në rast se mesfushori nuk rinovon, atëherë drejtuesit e Napolit nuk do të rrezikojnë ta humbasin atë falas. Ai mund të shitet dhe në derën e Aurelio De Laurentiis kanë trokitur miliarderët e Newcastle.

Madje prestigjiozja spanjolle ka vazhduar më tej duke thënë se “qymyrxhinjtë” janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit. Ata po përpiqen ta bindin lojtarin të largohet nga Serie A dhe të transferohet në Premier League.

Newcastle është i gatshëm t’i ofrojë një pagë faraonike mesfushorit, si dhe të ofrojë në drejtim të Napolit shumën e kërkuar për mos e humbur Fabian Ruiz me zero. /oversport.tv