Nuk pranoi të vaksinohet, sulmuesi i Bayern pozitiv me Covid-19

Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv në testet e fundit që ekipi i Bayern Munich ka zhvilluar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Choupo-Moting është futbollisti i vetëm i  Bayern Munich që nuk ka pranuar ende të vaksinohet. Më parë edhe Joshua Kimmich, Musiala dhe Gnabry nuk pranuan të vaksinoheshin, por më pas ndryshuan mendje.

SHIKO EDHE https://www.news.oversport.tv/dorezohen-dy-paret-te-bayern-edhe-kimmich-po-mendon-te-vaksinohet/

Ndërkohë, në komunikatë bëhet me dije se kamerunasi është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është futur në izolim dhe do të ndjekë të gjithë protokollin mjekësor të vendosur nga qeveria gjermane. /oversport.tv