Nuk pritet të ketë shumë hapësira, ylli i Bayernit drejt largimit

“Nëse gjërat shkojnë mirë, unë do të qëndroj”. Kështu shprehej Sadio Mane sa i përket të ardhmes së tij te Bayern Munich, por mesa duket gjërat nuk po ecin aspak sipas planit.

Mediat gjermane bëjnë me dije se ylli senegalez është shumë pranë largimit nga Bavaria. Që prej transferimit të tij nga Liverpooli, Sadio Mane nuk u ngrit kurrë në nivelin e pritshmërive dhe mundësia që të largohet është e lartë.

Hapësirat që pritet të ketë në sezonin e ardhshëm nën urdhrat e Tuchel nuk do të jenë të mëdha dhe ai po shqyrton opsionet e tjera. Mundësia më e madhe për momentin është që Mane të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku nuk mungojnë ofertat faraonike. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook