Nuk shënon prej 42 ditësh, blerja e Moratës kalon nga golat

Massimiliano Allegri ka qenë gjithmonë shumë i qartë për Alvaro Morata-n, ai e konsideron atë të rëndësishëm për idenë e tij të futbollit. Ai e do shumë në ekip dhe në janar e kundërshtoi me vendosmëri shitjen e tij.

Megjithatë Morata nuk është takuar me golin prej 42 ditësh dhe goli i tij i fundit vjen nga 11-metërshi. Ai shënoi kundër Sampdorias në Kupën e Italisë, ndërsa goli i tij i fundit në Serie A, daton në më shumë se 42 ditë. Megjithatë, statistikat që shihen më shumë te një sulmues janë golat.

Për rrjedhojë edhe blerja e tij nga Atletico Madrid do të vijë në rast se Morata do të bindë drejtuesit dhe Allegrin me golat e tij. Kështu në verë Juventusi pritet të flasë me madrilenët dhe ka gati një ofertë sipas asaj që raporton Calciomercato.com. Bëhet fjalë për një shifër prej 15 milionë eurosh plus bonuse. /oversport.tv

Foto: Juventus Facebook