Nuk shkëlqeu në “Maradona”, por Barça ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Napolit

Sipas asaj që thotë “Radio Catalunya”, Kalidou Koulibaly është një nga emrat kryesorë në listën e Barcelonës për të përforcuar qendrën e mbrojtjes sezonin e ardhshëm.

Kartoni i mbrojtësit senegalez vlen rreth 45 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Napolin skadon në verën e vitit 2023.

Ndonëse Koulibaly nuk shkëlqeu në sfidën e djeshme në “Maradona”, madje për mediat italiane ka qenë një nga më të dobëtit në fushë, duket se senegalezi ka bindur Xavin, që synon ta marrë në Spanjë vitin tjetër. Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter