Nuk vjen vetëm Pulisic për sulmin, Milan kërkon dhe lojtarin e Villarreal

Ditën e djeshme, Milani zyrtarzioi Christian Pulisicin si përforcimin më të ri në repartin e sulmit. Megjithatë, ish-sulmuesi i Chelsea dhe i Borussia Dortmundit nuk do të jetë transferimi i vetëm në sulm për kuqezinjtë.

Milani është prej kohësh në dritaren e Villarreal për sulmuesin Samuel Chukwueze, por tashmë një emër i ri ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për sulmuesin holandez, Arnaut Danjuma.

Siç raporton “Sportmediaset”, kuqezinjtë po vëzhgojnë lojtarin e “nëndetëses së verdhë” si një përforcim për sezonin e ardhshëm. Ideja e Milanit për të afruar në ekip 26-vjeçarin është që fillimisht ta huazojnë atë.

Sezoni që lamë pas, nuk ishte nga më të mirët të Danjumas pasi në 9 paraqitje në Premier League me Tottenham arriti të realizojë vetëm një gol. Paraqitjet e holandezit nuk bindën aspak Spursat dhe për këtë arsye kartoni i tij nuk u ble përfundimisht. /oversport.tv