Sherif Kallaku është zyrtarisht i Partizanit. Mesfushori i larguar nga Teuta kalon te “Demat e kuq” në formë huazimi nga Lokomotiva Zagreb, që zotëron kartonin.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës, si dhe jashtë vendit te NK Lokomotiva Zagreb.
Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese, kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23 vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik”, njofton Partizani. / oversport.tv