Nuk zhgënjejnë favoritët, sot mësohet çifti i fundit çerekfinalist i Eurovollej 2021

Janë përcaktuar edhe 2 takime të tjera çerekfinale të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj që po zhvillohet në Poloni dhe Çeki dhe që transmetohet live dhe eskluzivisht në Oversport.

Pas 12 vitesh Holanda arrin të kualifikohet mes 8 më të mirave të kontinentit. E udhëhequr nga Nimir Abdel Aziz, skuadra holandeze fitoi 3-2 përballë Portugalisë në 1/8 e finales në një ndeshje të bukur dhe me plot emocione.

Kundërshtari i radhës në çerekfinale është Serbia, që mposhti gjithashtu 3-2 Turqinë në ndeshjen respektive. Serbët, kampionët në fuqi të turneut janë një nga skuadrat favorite për të fituar titullin edhe këtë sezon.

Itali-Gjermani do të jetë çerekfinalja tjetër e Kampionatit Europian 2021.6 herë kampionët e Europës vazhdojnë të njohin vetëm fitore në këtë kompeticion. “Axurrët” kanë mposhtur 3-0 Letoninë në një takim të cilin e kanë dominuar totalisht. Gjermania ka mposhtur 3-1 Bullgarinë në ndeshjen tjetër të 1/8-të finaleve dhe siguron kështu një vend mes 8 më të mirave të turneut.

Sot do të përcaktohen edhe 2 skuadrat e fundit çerekfinaliste. Slloveni-Kroaci në orën 16.00 dhe Francë-Republikë Çeke në orën 19.00 janë dy sfidat e fundit të 1/8-ve të finales, që mund t’i ndiqni Live në kanalet Oversport.