Përfundojnë dy sfidat e para të ditës së shtunë në Premier League. Manchester City rikthehet te suksesi duke mundur me shifrat 3-0 Wolves, pas humbjes në derbi kundër Manchester United.
Protagonisti i këtij takimi ishte padyshim sulmuesi i qytetarëve, Erling Haaland. Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu në takimin e sotëm duke shënuar një hat-trick dhe duke mbajtur në garë për titull skuadrën e tij.
Fitorja e sotme e pozicionon Cityn në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Arsenali kryesues. Rikujtojmë se londinezët kanë dy ndeshje më shumë se qytetarët për të luajtur.
Ndeshja tjetër e cila u luajt në Premier League ishte ajo mes Leeds dhe Brentford. Ekipet u ndalën në një barazim ku asnjëra nuk mundi të shënonte një gol. Ky barazim i jep Brentford vendin e 8-të, duke zbritur Liverpool një vend më poshtë. /oversport.tv
Foto: Manchester City, Twitter