Kanë shpërthyer polemikat në Suedi për çështjen Silas Nwankwo, 18-vjeçari nigerian që gjatë merkatos dimërore u transferua te Mjallby nga Nasarawa United.
Në kampionatin nigerian, Nwankwo ka spikatur duke shënuar gola (19 gola dhe 8 asiste) dhe falë kësaj paraqitjeje është zgjedhur në skuadrën e vitit në kampionatin vendas. Sulmuesi u transferua në Europë, por ditën e prezantimit u shfaqën disa probleme.
Drejtori i klubit suedez e lavdëroi publikisht: “Ka bërë një paraqitje të shkëlqyer për moshën që ka. Një lojtar 18-vjeçar ka nevojë që të përshtatet, por cilësitë nuk i mungojnë”.
Në rrjetet sociale plasën polemikat, pasi shumë tifozë vendosën në dyshim moshën e tij. Gazetari Rasim Reiz, ka publikuar një imazh të lojës së famshme “Football Manager”, sipas së cilës Nwankwo është 24 vjeç dhe kjo ka bërë që polemikat të shtohen. /Oversport.tv