Nxehet pista “Gosens”, mbrojtësi i Interit pranë transferimit në Gjermani

Interi është prej kohësh në tregun e transferimeve jo vetëm për të blerë lojtarë, por edhe për të shitur. Një prej lojtarëve që zikaltrit po mundohen të shesin këtë verë, është Robin Gosens.

Orëve të fundit është nxehur pista e mbrojtësit gjerman. Klubi i Wolfsburg nga shteti i tij ka hedhur së fundmi një hap të rëndësishëm për të transferuar ish-lojtarin e Atalantës në Bundesligë.

Siç raporton “Calciomercato”, klubi gjerman tashmë ka kërkuar një huazim me të drejtë blerje me shumë 14 milionë euro për Gosens. Destinacioni për t’u rikthyer në atdhe, pëlqehet shumë dhe nga vetë lojtari.

Në rast të largimit të mundshëm të gjermanit tek Wolfsburg, Interi i ka planet e qarta në merkato. Lojtari që pritet të zëvendësojë gjermanin tek zikaltrit është Carlos Augusto, i cili ndiqet nga Marotta dhe Ausilio. /oversport.tv