Nzonzi zyrtarisht lë Romën për Al Rayyan, gjen në Katar edhe James Rodriguez

Al Rayyan, pasi nënshkroi me James Rodriguez, ka afruar një tjetër lojtar nga ligat kryesore të Europës.

Bëhet fjalë për mesfushorin që ka qenë pjesë e moshave të PSG, Steven Nzonzi. 32-vjeçari ishte nën kontratë me Romën.

Sezonin ai e kishte mbyllur te Rennes në huazim dhe tani do ta vijojë karrierën në Katar, ku ka nënshkruar dhe ka mbërritur në klubin e ri. / oversport.tv